Slloveni: Për shkak të vrasjes mizore të një babai që u përpoq të shpëtonte djalin e tij, dy ministra dhanë dorëheqje

Dy anëtarë të qeverisë sllovene, ministrja e drejtësisë Andreja Katič dhe ministri i punëve të brendshme Boštjan Poklukar, dhanë dorëheqje të dielën, duke marrë “përgjegjësi objektive” pas vrasjes së një burri 48-vjeçar në Novo Mesto, njofton agjencia sllovene STA.

Sipas raporteve të mediave sllovene, një grup burrash kishte sulmuar një tjetër burrë të shtunën mbrëma para një restoranti. Ai u rrah rreth orës 2:30 të mëngjesit, pasi kishte ardhur për të marrë djalin e tij, të cilit grupi i kishte kërcënuar më parë. I plagosuri më pas vdiq në spital.

“Kam marrë vendimin për të ofruar dorëheqjen për shkak të përgjegjësisë objektive. Me këtë dua të kontribuoj në qetësimin e situatës,” deklaroi ministrja Katič, dorëheqja e së cilës u pranua nga kryeministri Robert Golob, së bashku me dorëheqjen e ministrit Poklukar.

“Ata që duhet të sigurojnë rendin dhe sigurinë janë policia dhe prokuroria. Sa i përket thirrjeve ndaj të tjerëve, secili duhet të reflektojë mbi përgjegjësinë e vet. Unë e bëra këtë,” shtoi ajo.

Ministri i punëve të brendshme Boštjan Poklukar deklaroi se “çdo formë dhune në shoqëri është plotësisht e papranueshme” dhe shtoi: “Marr përgjegjësi të plotë objektive dhe jap dorëheqje.”

Slloveni
Krim i tmerrshëm në Novo Mesto: Një burrë u vra pasi u përpoq të shpëtonte djalin e tij nga dhunuesit
Për vrasjen e babait 48-vjeçar është arrestuar një 21-vjeçar. Policia ka njoftuar se kishte ndërhyrë në të njëjtin vend dy orë para ngjarjes tragjike, por për arsye të tjera.

Kategoritë
BotaLajme