Nga sot, Sllovakia do të rivendosë përkohësisht kontrollet kufitare në kufirin me Hungarinë dhe siç njofton qeveria e këtij vendi, vendimi duhet të jetë në fuqi të paktën deri më 14 tetor.
Siç është paralajmëruar, Qeveria e Sllovakisë ka marrë një vendim për rinovimin e kontrolleve kufitare, dhe shkak për këtë ka qenë nevoja për të shtypur migracionin ilegal.
Futja e kontrolleve në kufirin hungarez erdhi një ditë pasi Republika Çeke dhe Polonia vendosën masa të ngjashme në kufirin e tyre të përbashkët me Sllovakinë.
Lidhur me këtë vendim të Sllovakisë, është shprehur edhe shefi i diplomacisë hungareze Peter Szijjarto, i cili ka deklaruar se fajin kryesor për këtë gjendje e ka Birsel.
“Rritja e presionit migrator në Evropën Qendrore është tërësisht faji i Brukselit, sepse ruajtja e kuotave të detyrueshme të imigracionit tërheq migrantët e paligjshëm si një magnet dhe mbështet modelin e biznesit të kontrabandistëve të njerëzve,” tha Szijjarto.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Brukselit që t’i japë fund kësaj politike.
“Hiqni menjëherë kuotat e detyrueshme për emigracionin dhe mos ftoni emigrantë këtu. Mos mbështesni modelet e biznesit të kontrabandistëve”, thekson kreu i diplomacisë hungareze.

