Gazetari arab i BBC-së, Adnan Elbursh dhe kameramani i tij ishin dëshmitarë të skenave të tmerrshme në spitalin Al Shifa në Gaza. Ata kanë regjistruar skena tronditëse nga brenda spitalit ku janë strehuar qindra viktima të sulmeve izraelite.
Në rrëfimin e tyre, të dy u shkatërruan kur zbuluan se anëtarët e familjes, miqtë dhe fqinjët e tyre ishin mes viktimave.
“Në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve kameramani im Mahmud pa shokun e tij Malik. Malik arriti të mbijetonte, por familja e tij jo”, tha Elbursh.
Gazetari, i cili nuk i fsheh dot lotët, tha se ka përjetuar një nga ditët më të vështira të jetës së tij dhe se ka parë gjëra që nuk do të mund t’i harrojë kurrë.
BBC team reporting from Gaza find dozens of neighbours & friends among the injured & dead in Al-Shifa Hospital. Exceptional reporting – at a huge personal cost – from @adnanelbursh @Rushdibbc & many others in Gaza. pic.twitter.com/eGZkmghQAx
— Courtney Bembridge (@courtbembridge) October 12, 2023
“Spitalit i mungon hapësira për shkak të numrit të tepruar të viktimave. Të vdekurve u mohohet dinjiteti, ndërsa të plagosurit mbeten në dhimbje”, tha Elbrush.
Në video shihet një vajzë e mbuluar në gjak dhe duke qarë.
“Kësaj vogëlusheje iu shkatërrua shtëpia. Familja e saj u vra dhe ajo ka nevojë për ndihmë urgjente. Vajza ime është në moshën e saj. Tani dua ta përqafoj”, tha Elbrush.
Në videon emocionale shfaqen edhe femrat duke qarë pranë trupave të familjarëve të tyre
“Korridoret e spitalit janë plot me trupa, nuk ka më vend në morg. Kufomat duhet të vendosen në tokë para hyrjes së spitalit. Kjo po ndodh në qytetin tim. Ndihem i pafuqishëm.” tha gazetari i cili ra në gjunjë dhe filloi të qajë.
Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë palestineze, deri më tani në Gaza janë vrarë 1500 persona dhe janë plagosur mbi 6000.
