Skandal Epstein thellohet: Peggy Siegal i ofroi “bebe” pas kthimit nga Kenia

Dokumentet e reja të publikuara lidhur me Jeffrey Epstein zbulojnë se publicistja e njohur amerikane Peggy Siegal i kishte propozuar atij të sillte “një bebe” pas një udhëtimi në Kenia.

Në SHBA, dosja hetimore ndaj Epstein — i cili u gjet i vdekur në burg gjatë kohës që po gjykohej për krijim rrjeti prostitucioni dhe abuzim seksual me vajza të mitura — përfshin rreth 3 milionë faqe, 180 mijë fotografi dhe 2 mijë video, të publikuara të premten nga United States Department of Justice.

Dokumentet përmbajnë deklarata tronditëse.

Njëra prej tyre lidhet me email-et e Peggy Siegal drejtuar Epstein-it. Para se të nisej për në Nairobi, kryeqytetin e Kenias, Siegal e informon Epstein-in për udhëtimin e saj dhe shkruan:

“Sa shumë duhet të të falënderojmë për një tjetër përvojë jetësore. Nëse nuk na hanë luftëtarët Maasai, do na hanë piratët somalezë.”

Në të njëjtin email, ajo shton:
“Mund të të sjell një ose dy bebe të vogla. Vajzë apo djalë? Si Madonna fare.”

Më tej, Siegal pyet:
“A do të jetë plotësisht hebre?”

Epstein përgjigjet:
“Jo, ka plot johebrenj.”

Edhe regjisori i dokumentarit për Melania Trump në dosje

Në dokumentet e reja përfshihen gjithashtu fotografi ku shfaqet regjisori Brett Ratner së bashku me Epstein dhe dy gra me identitet të fshehur. Ratner është regjisori i dokumentarit për bashkëshorten e presidentit amerikan, Melania Trump, gruan e Donald Trump.

Në pamje, Ratner dhe Epstein shihen të ulur ngjitur, duke përqafuar dy gra. Nuk është bërë e ditur data e realizimit të fotografive.

As Siegal dhe as Ratner nuk kanë dhënë deklarata lidhur me këto zbulime.

Kategoritë
BotaLajme