



Kjo njësi është zakonisht e stacionuar në Japoni, por është urdhëruar të lëvizë drejt Lindjes së Mesme, çka tregon për një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës me Iranin.
Zyrtarët e administratës së Donald Trump kanë përjashtuar për një kohë të gjatë mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në rajon, por që nga fillimi i luftës kanë shmangur ta përjashtojnë plotësisht këtë opsion.
Dislokimi i marinsave nuk do të thotë domosdoshmërisht se trupat do të vendosen në territorin e Iranit, pasi ato mund të ofrojnë gjithashtu mbështetje tokësore, amfibie dhe ajrore për komandantët ushtarakë që mund ta kërkojnë këtë.
Kjo njësi përfshin edhe avionë luftarakë F-35 dhe avionë tilt-rotor MV-22 Osprey.