Shqiptarët që u detyruan të largoheshin nga vendbanimet e tyre në pjesë të ndryshme të Kosovës nuk janë të vogël në numër, Driton Berisha dhe Betim Osmani janë dy nga shumë të tjerë që lanë shtëpitë e tyre në Zveqan dhe u shpërngulën në pjesën jugore të Mitrovicës.
Driton Berisha dhe Betim Osmani u detyruan ti braktisin shtëpitë e tyre në Zveçan.
Në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ata kanë rrëfyer eksperiencat e tyre dhe jetën pas largimit nga shtëpitë e tyre.
Ndryshe nga Dritoni, Betim Osmani tha se shtëpinë e vizitojnë çdo ditë dhe shpresojnë që të kthehen në pronat e tyre.
“Viziojmë shtëpinë për çdo ditë, me komunitetin serb nuk kemi pasur probleme, e shoh si mos punë të institucioneve tona për krijimin e kushteve për qytetarë që të mos kthehen në pronat e tyre”, u shpreh ai.
“Është jashtë logjikes të ja hedh fajin Serbisë, pse jam jashtë shtëpisë sime, deri në vitin 2008 nuk na kanë lejuar ndërkombëtarët, në vitin 2008 jemi shtet i pavarur dhe sovran, si shtet i kemi të gjitha kompetencat për veprim në territorin e Kosovës”, theksoi ai.












