Pas tetë përpjekjesh të dështuara për konstituimin e Kuvendit, nesër mbahet seanca e nëntë konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Bazuar në deklaratat e dhëna deri më tani nga deputetët e zgjedhur të VV-së, Albulena Haxhiu do të propozohet përsëri për kryekuvendare.
Që nuk do ta votojnë atë përsëri, kanë deklaruar deputetët nga PDK, LDK dhe AAK.
Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, dështoi shtatë herë radhazi, për shkak se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.