Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) pretendon se Britania e Madhe planifikon të kryejë sulm provokues ndaj një anijeje civile në Evropë
Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) pretendon se Britania e Madhe planifikon të kryejë sulm provokues ndaj një anijeje civile në Evropë, transmeton Anadolu.
SVR ka bërë një deklaratë në lidhje me veprimet e Britanisë në Evropë.
Britania planifikon të kryejë sulm provokues ndaj një anijeje civile në Evropë, pretendohet në deklaratën e inteligjencës ruse.
“Sipas planit të britanikëve, një grup rus tradhtar që lufton në anën e ushtrisë ukrainase do të përpiqet të sulmojë një anije ukrainase ose një anije civile të huaj në një port evropian. Anëtarët e grupit janë dërguar në Britani për trajnim sabotimi. Do të deklarohet se terroristët e kapur vepruan sipas udhëzimeve të Moskës”, thuhet në pretendimin e SVR-së.
“Ky provokim është planifikuar me qëllim vazhdimin e procesit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën dhe militarizimit të Evropës”, tha më tej SVR.