Shefi Wagnerit Yevgeny Prigozhin vdiq në një aksident avioni Rus

Shefi Wagnerit Yevgeny Prigozhin vdiq në një aksident avioni Rus

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, vdiq në një aksident avioni në Rusi, raportoi BBC. Nëntë persona të tjerë vdiqën në aeroplan.

Një aeroplan privat Embraer Legacy me dhjetë persona në bord u rrëzua në rajonin e qytetit rus Tver, njoftoi Ministria e Situatave të Emergjencave të Rusisë.

“Në aeroplan ishin dhjetë persona, duke përfshirë tre anëtarë të ekuipazhit. Sipas informacioneve paraprake, të gjithë vdiqën”, theksoi departamenti.

Mësohet se avioni po fluturonte nga Moska për në Shën Petersburg. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuzhenkino. Ekipet e shpëtimit kanë dalë në terren dhe kanë nisur kërkimet./Gazetaere

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova