Senatori amerikan Graham: Jemi në një luftë fetare, unë jam me Izraelin

Senatori republikan amerikan Lindsey Graham bëri një deklaratë për mbështetje të Izraelit.

Ushtria izraelite vazhdon të bombardojë intensivisht Rripin e bllokuar të Gazës, pavarësisht të gjitha paralajmërimeve.

Senatori Graham tha se duhet bërë gjithçka për të mbrojtur Izraelin,ai tha se palestinezët nuk duan të jetojnë së bashku me Izraelin.

“Ne jemi në një luftë fetare këtu”

Duke pretenduar se çështja nuk lind nga çështjet e tokës apo kufirit, Graham tha: “Ne jemi në një luftë fetare këtu, unë qëndroj me Izraelin.” “Bëni gjithçka që është e nevojshme, rrafshoni tokën”. tha ai.

Graham, i cili gjithashtu ndau këto deklarata në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha se ishte “i tmerruar” nga ata që fajësojnë Izraelin për situatën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

 

Kategoritë
BotaLajmeLajmet Kryesore