Salwan Momika i vuri sërish zjarrin Kuranit dhe të pranishmit e gjuajtën me gurë

Salwan Momika i vuri sërish zjarrin Kuranit dhe të pranishmit e gjuajtën me gurë

Policia suedeze ka arrestuar 12 persona që morën pjesë në trazirat e dhunshme të shkaktuara nga djegia e re e Kuranit.

Tubimi javor i organizuar nga refugjati irakian Salwan Momika, i cili inicioi ngjarje të ngjashme që kanë zemëruar myslimanët në mbarë botën, u mbajt në një shesh në Malmö.

“Sketuesit treguan emocionet e tyre pasi organizatori dogji librin e shenjtë”, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se atmosfera ishte e turbullt për shkak se trazirat e dhunshme shpërthyen në orët e hershme të pasdites.

Rreth 10 persona u arrestuan për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe dy të tjerë u arrestuan si të dyshuar për pjesëmarrje në trazira të dhunshme.

Sipas raportimeve të mediave, të pranishmit qëlluan me gurë Salwan Momika.

Qeveria suedeze ka dënuar më parë përdhosjen e Kuranit, duke vënë në dukje se kushtetuta suedeze mbron të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes.

Protestuesit irakianë sulmuan dy herë ambasadën suedeze në Bagdad në korrik, duke vënë zjarr brenda misionit diplomatik.

Danimarka, ku ndodhi edhe përdhosja publike e Kuranit, ka njoftuar se po shqyrton ndalimin e djegies së librit të shenjtë mysliman.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova