Rusia: Të zbatohen rezolutat e OKB-së për krijimin e shtetit palestinez

Rusia: Të zbatohen rezolutat e OKB-së për krijimin e shtetit palestinez

“Ne shpresojmë që sapo të përfundojë ky konflikt, të gjithë do të marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre për të zbatuar vendimet e KS të OKB-së për krijimin e një shteti palestinez”, tha ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov kërkoi që rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me krijimin e shtetit palestinez të zbatohen sapo të përfundojë konflikti izraelito-palestinez, transmeton Anadolu.

Lavrov u prononcua për shtypin rus pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit.

Duke theksuar se në takim është diskutuar për konfliktin izraelito-palestinez, Lavrov tha se vendet anëtare të CIS-it janë në favor të negociatave dhe ndërprerjes së konfliktit.

Duke shprehur pritjet e tij për situatën pas përfundimit të konfliktit, Lavrov tha: “Ne shpresojmë që sapo të përfundojë ky konflikt, të gjithë do të marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre për të zbatuar vendimet e KS të OKB-së për krijimin e një shteti palestinez në bazë të parimeve të miratuara nga Kombet e Bashkuara”.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova