Rusia pretendon se Ukraina ka humbur mbi 125 mijë ushtarë

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu pretendon se Ukraina gjatë “kundërsulmit” ka humbur mbi 125 mijë ushtarë dhe mbi 16 mijë armë

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu pretendon se Ukraina gjatë “kundërsulmit” ka humbur mbi 125 mijë ushtarë dhe mbi 16 mijë armë, transmeton Anadolu.

Në një takim me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shoigu tha se mobilizimi i plotë, furnizimi me armë nga Perëndimi dhe përdorimi i rezervave strategjike nuk e ndryshuan situatën në terrenin e konfliktit. “Këto veprime të dëshpëruara vetëm kanë rritur humbjet e njësive të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Gjatë 6 muajve të të ashtuquajturës kundërsulmi në fjalë, armiku humbi më shumë se 125 mijë njerëz dhe mbi 16 mijë armë të ndryshme”, tha Shoigu.

Duke pretenduar se grupet e trupave ruse u shkaktuan dëme të mëdha Forcave të Armatosura të Ukrainës, Shoigu tha se ushtarët rusë “duke arritur në një pozicion të favorshëm zgjeruan zonat e tyre të kontrollit në të gjitha drejtimet”.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë mbrojtje aktive dhe të rrisim potencialin luftarak të ushtrisë sonë, duke marrë parasysh përvojën e operacioneve speciale ushtarake” tha Shoigu.

Pasi potencoi se një epokë e re akademike ka filluar në Forcat e Armatosura Ruse, Shoigu theksoi se në vitin 2024 përpjekjet do të fokusohen në përgatitjen e trupave për të zgjidhur detyrat e “operacionit special ushtarak”. Ai shtoi se në rajonin e operacionet special ushtarak do të pajisen me 7 fusha trajnuese 2 prej të cilave janë përfunduar.

Ministri rus informoi se gjatë gjithë vitit janë planifikuar të zhvillohen shumë stërvitje në kuadër të stërvitjes luftarake dhe se do të zhvillojnë rreth 20 stërvitje ushtarake me vendet e huaja, 4 prej të cilave do të jenë me vendet anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive dhe Organizata e Bashkëpunimit të Shangait.

Shoigu tha se një stërvitje strategjike e komandës dhe personelit “Oqeani-2024” do të mbahet me pjesëmarrjen e gjitha njësive të Forcave të Armatosura Ruse.

Kategoritë
BotaLajme