Gjykata Supreme e Rusisë të enjten ka ndaluan lëvizjen ndërkombëtare LGBTQ+ dhe aktivizmin për këto kauza
Në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë më herët këtë muaj ata thanë se kanë zbuluar shenja të manifestimeve të natyrës ekstremiste nga lëzijet LGBTQ+ që operojnë në Rusi. Në vendimin e saj Gjykata e cilësoi këtë lëvizje si “ekstremiste” dhe e ndaloi atë.
Seanca dëgjimore u zhvillua me dyer të mbyllura. Disa aktivistë kanë potencuar se kjo akuzë ka shënjestruar lëvizjën LGBT ndërkombetarisht por ata u ankuan se nuk janë një entitet i organizuar prandaj Rusia sipas tyre do ta shfrytëzoj këtë për të përndjekur individë apo grupe të cilat ajo i sheh si pjesë e kësaj lëvizje, raporton The Associated Press.

