Shërbimi për Mbrojtjen e Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit të Rusisë tha se si rezultat i vlerësimeve të bëra janë hequr kufizimet për importin e produkteve të ndryshme bujqësore nga Turqia
Rusia ka hequr kufizimet për importin e disa produkteve bujqësore nga Turqia, përfshirë speca, shega, rrush, portokaj dhe grejpfrute, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Shërbimi për Mbrojtjen e Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit të Rusisë (Rospotrebnadzor) thuhet se si rezultat i vlerësimeve të bëra janë hequr kufizimet për importin e produkteve të ndryshme bujqësore nga Turqia.
Në deklaratë theksohet se janë hequr kufizimet për importin e specave, shegës, rrushit, portokallit dhe grejpfruteve nga Turqia.