Rusia: Goditëm depot e raketave “Strom Shadow” dhe municioneve me uranium të varfëruar në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se në Ukrainë kanë goditur me raketa me precizitet të lartë depot e raketave lundruese “Strom Shadow” dhe të municioneve me uranium të varfëruar

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se në Ukrainë kanë goditur me raketa me precizitet të lartë depot e raketave lundruese “Strom Shadow” dhe të municioneve me uranium të varfëruar, transmeton Anadolu.

“Mbrëmë, Forcat e Armatosura të Rusisë kryen sulme në grup me raketa me precizitet të lartë dhe rreze të gjatë të lëshuara nga ajri dhe mjete ajrore pa pilot ndaj vendeve për depozitimin e raketave lundruese ‘Strom Shadow’, municioneve me uranium të varfëruar dhe ndaj qendrave për trajtimin e grupeve të inteligjencës elektronike dhe të sabotimit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ministria tha se sulmi ka arritur qëllimet ndërsa janë goditur të gjithë objektivët.

Deri më sot janë rrëzuar 472 avionë, 249 helikopterë dhe 6.865 mjete ajrore pa pilot ndërsa janë shkatërruar 437 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 11.931 tanke dhe mjete të blinduara, 1.151 multi-raketahedhëse, 6.426 obusë dhe mortaja, 13.121 automjete speciale ushtarake të Ukrainës, theksohet më tej në deklaratë.

Kategoritë
BotaLajme