Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) po analizojnë aplikimet e operatorëve energjetikë për të rritur çmimin e energjisë elektrike për vitin 2026, përcjell Gazeta Metro.
Drejtori i Dhomës së Tregtisë, Kushtrim Ahmeti, kërkoi që institucionet të ndërmarrin masa për të zbutur ndikimin e shtrenjtimit tek qytetarët dhe bizneset. Ai sugjeroi heqjen e TVSH-së prej 10% për produktet thelbësore dhe largimin e taksës fikse nga faturat e energjisë elektrike.
Ai shtoi se rritja e çmimit të energjisë dhe liberalizimi i tregut energjetik janë faktorë që kanë ndikuar në inflacionin e vendit, i cili sipas të dhënave të fundit ka arritur 5.8%.















