Qeveria libaneze njoftoi se numri i personave të zhvendosur në vend ka tejkaluar 1 milion gjatë kësaj periudhe
Numri i viktimave nga sulmet izraelite ndaj Libanit që nga 2 marsi është rritur me 20, duke arritur në 2.696, transmeton Anadolu.
Ministria libaneze e Shëndetësisë publikoi numrin e të viktimave dhe të plagosurve në sulmet izraelite që nga 2 marsi.
Sipas kësaj, numri i të vrarëve në sulmet izraelite ka arritur në 2.696 ndërsa numri i të plagosurve në 8.264.
Dje, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 2.679 persona ishin vrarë në sulmet izraelite ndaj Libanit që nga 2 marsi.
– Sulmet izraelite ndaj Libanit dhe armëpushimi
Ushtria izraelite nisi sulme intensive ajrore ndaj Libanit më 2 mars, duke pushtuar disa qytete në jug të vendit.
Qeveria libaneze njoftoi se numri i personave të zhvendosur në vend ka tejkaluar 1 milion gjatë kësaj periudhe.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se armëpushimi i përkohshëm 10-ditor midis Libanit dhe Izraelit, i cili hyri në fuqi më 17 prill, është zgjatur për tre javë të tjera.
Pavarësisht armëpushimit, sulmet e Izraelit në jug të Libanit vazhdojnë dhe Hezbollahu vazhdon të hakmerret.









