Rritet çmimi i grurit pas zjarrit në centralin bërthamor në Ukrainë

Çmimi i grurit arrin në 444 dollarë për ton pas shpërthimit të zjarrit në centralin bërthamor gjatë përleshjeve midis forcave ukrainase dhe ruse.

Pas frikës që shkaktoi zjarri që shpërtheu në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të Ukrainës mes përleshjeve me Rusinë, çmimet e grurit iu afruan nivelit të 500 dollarëve për ton në SHBA.

Që nga mëngjesi i sotëm, çmimi i grurit arriti në 444 dollarë për ton dhe 12,09 dollarë për shinik.

Në fillim të shkurtit, çmimi i grurit ishte rreth 270 dollarë për ton.

Zjarri në termocentralin bërthamor të Ukrainës nuk ka prekur pajisjet thelbësore deri më tani, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Çmimet e mallrave të tjera gjithashtu shënuan rritje lidhur me zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë.

Çmimi i naftës Brent, i cili iu afrua nivelit 120 dollarë të enjten, shënoi një rënie dhe tani është rreth 112 dollarë.

Çmimi i arit arriti në nivelin 1,950 dollarë dje dhe u balancua sot në rreth 1,937 dollarë.

Kategoritë
BotaLajme