Reshje bore, anulime fluturimesh dhe probleme transporti, moti i keq “paralizon” Europën veriore

Bora e dendur dhe akulli kanë mbuluar Europën veriore ndërsa priten paralajmërime të tjera të motit, duke shkaktuar probleme udhëtimi dhe transporti.

Temperaturat në Londër pritet të bien në -3.5C të enjten, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për reshje të dendura të borës në Skoci. Qindra shkolla në Skoci janë ende të mbyllura, disa për të katërtën ditë, mes paralajmërimeve për mot të keq në shumë zona të Mbretërisë së Bashkuar.

Kategoritë
BotaLajme