Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka nisur procesi i dërgimit të pakove të votimit në disa shtete, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Siç njofton KQZ-ja, shërbimet postare do t’i dorëzojnë pakot tek votuesit e regjistruar, në adresat që ata kanë dhënë gjatë procesit të regjistrimit.
Pako e cila i dërgohet votuesit, përmban:
- udhëzuesin si të votohet;
- fletëvotimin;
- zarfin e fshehtësisë ;
- zarfin kthyes ;
- shiritin mbyllës.
















