Raportuesi për Kosovën, në Parlamentin Evropian, Riho Terras është takuar dje me presidenten Vjosa Osmani.
Me këtë rast, Teras bëri të ditur se me Osmanin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të paralajmëruar për 28 dhjetor.
Gjatë takimit, Terras theksoi nevojën që Bashkimi Evropian të rishikojë qasjen ndaj Kosovës, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të masave të vendosura më herët nga BE-ja.
Siç tha ai, normalizimi i marrëdhënieve dhe mbështetja për institucionet demokratike në Kosovë kërkojnë angazhim konstruktiv nga ana e Bashkimit Evropian, ndërsa masat aktuale , sic shpreh ai “nuk i shërbejnë stabilitetit dhe progresit”.
Takimi vjen në një periudhë dinamike politike në Kosovë, teksa vendi po përgatitet për zgjedhjet e reja dhe synon avancimin e procesit të integrimit evropian.
Masat e BE-së për Kosovën u vendosën në qershor të vitit 2023, si reagim ndaj eskalimit të tensioneve në veri të vendit./Lajmi.net/











