Raportimi për sanksione të SHBA’së dhe BE’së ndaj Qeverisë, Murati: Nuk jam në dijeni

Të mërkurën “Euronews Albania” ka raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë duke konsideruar dy faza me masa ndaj Kosovës nëse nuk u bindet kërkesave të tyre për shtensionim të situatës në veri, përfshirë sanksione ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Lidhur me këtë është pyetur ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati para gazetarëve ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë listë të sanksioneve.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi