Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një konferencë për shtyp mbi situatën në Veriun e Kosovës, teksa është treguar tejet i shqetësuar me gjendje ne krijuar, veçanërisht në marrëdhëniet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, shkruan Gazeta Metro.
Duke folur për situatën e krijuar në Kosovë, ku janë ashpërsuar tonët e qeverisë Kurti në drejtim të zyrtarëve të SHBA’së dhe aleatëve ndërkombëtar.
Rama ka thënë se deklaratat e aleatëve janë gjithnjë e më shumë alarmante. Ndërsa ka theksuar faktin se Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë, dhe se po kritikohet nga aleatët si kurrë më parë.
“Në kushtet kur marrëdhëniet e aleatëve me Kosovën po marrin gjithnjë e më shumë tone ultimative, unë jam këtu për të ndarë me ju një fakt të panjohur deri më sot. E kam ditur me kohë që nyja e dialogut do të ishte Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe bindja ime është që asnjëra nga palët nuk e do Asociacionin dhe do të bëjë çmos ta shtyjë në pafundësi, duke mbajtur të hapur krizën me lloj-lloj artificash. Besoj se krijimi i tij është çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në OKB dhe të gjitha forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjellë me Serbinë”, tha Rama.
Rama gjithashtu ka thënë se i ka propozuar një draft të Asociacionit, dy liderëve europian, Macronit dhe Scholzit dhe se janë në dijeni edhe pala amerikane.
















