Radhë të gjata për një vulë apostile para MPJD-së, s’respektohen masat anti-Covid

Para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve të cilët kanë pritur për t’u pajisur me një vulë apostile, raporton Ekonomia Online.

Edhe pse në kohë pandemie, shumë qytetarë nuk ishin të pajisur me maska, por as nuk respektonin distancën.

Ismet Makolli nga Drenasi, tha se ky grumbull qytetarësh u bë pasiqë u lajmëruan se ka një rënie të sistemit.

“Që një muaj po pres për një vulë. Tash më ikë termini në ambasadë. Edhe sot prej mëngjesit jam këtu”, është shprehur ai për EO.

Kurse Isa Baftiu thënë se po pret që dy orë për ta siguruar vulën apostile para MPJD-së.

Kategoritë
LajmeVendi