Ra nga ‘Ura e Fshajtë’ në lumin Drini i Bardhë, ende nuk dihet për fatin e gruas nga Prizreni

Ra nga ‘Ura e Fshajtë’ në lumin Drini i Bardhë, ende nuk dihet për fatin e gruas nga Prizreni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm në Gjakovë, ku një grua ka rënë nga ‘Ura e Fshajtë’ në lumin Drini i Bardhë. Edhe pse kanë kaluar 24 orë që nga momenti kur është raportuar për rastin, ende nuk dihet asgjë për fatin e 59-vjeçares.

Në çantën e saj janë gjetur edhe dokumentet e identifikimit dhe nga aty është konstatuar dyshimi se bëhet fjalë për Arjeta Celina Makasqi, nga Prizreni

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj por i njëjti ka thënë se deri tani nuk kanë informacione të reja.

“Deri në këto momente nuk kemi njoftim zyrtar për gjetjen e saj, njësia e kërkim shpëtimit është në lokacion dhe janë duke i bërë kërkimet për gjetjen e saj“, u shpreh ai.

Nga reshjet e mëdha të shiut vazhdonë të jetë e vështire gjetja e trupit nga niveli i lartë i ujit dhe uji i trubullt ka veshtirsuar punën e zhytesve

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova