Këshilli i qytetit të Barcelonës miratoi të premten një deklaratë për të pezulluar marrëdhëniet me Izraelin derisa të arrihet një armëpushim i përhershëm në Gaza dhe vendi të respektojë të drejtat themelore të popullit palestinez.
Kjo nuk është hera e parë që Barcelona ndërpret marrëdhëniet me Izraelin.
Në shkurt 2023, kryebashkiaku i atëhershëm Ada Colau pezulloi marrëdhëniet e qytetit me Izraelin dhe marrëveshjen e binjakëzimit me Tel Aviv.
Megjithatë, gjatë zgjedhjeve të kësaj vere, Colau humbi vendin ndaj kandidatit socialist Jaume Collboni. Në shtator, ai rinovoi lidhjet diplomatike me Izraelin dhe një marrëveshje binjakëzimi me Tel Aviv.
Këtë herë deklarata u prezantua nga partia e majtë ekstreme e Colau-t, Barcelona en Comun, dhe u mbështet nga Partia Socialiste e Collboni, si dhe partia separatiste e majtë ERC.
Deklarata dënon të gjitha sulmet ndaj popullatës civile, si nga Hamasi dhe Izraeli, si dhe “çdo ndëshkim kolektiv, zhvendosje të detyruar, shkatërrim sistematik të shtëpive dhe infrastrukturës civile, si dhe bllokimin e energjisë, ujit, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore për popullsia e Rripit të Gazës”.
Sipas deklaratës zyrtare të Barcelonës, pengesat kryesore për paqen e qëndrueshme janë “pushtimi dhe kolonizimi i territoreve palestineze” dhe “mohimi i të drejtave” për njerëzit. /Gazeta e Re.

