Ministria greke tha se fluturimi gjithashtu transportonte 134 qytetarë nga 15 vende të tjera evropiane
Gjithsej 27 shtetas grekë, që u ndaluan pas sulmit të Izraelit ndaj Flotiljes Globale Sumud në ujërat ndërkombëtare, janë kthyer shëndoshë e mirë në Athinë me një fluturim të posaçëm riatdhesimi, transmeton Anadolu.
Operaioni u koordinua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Greqisë në Tel Aviv.
Ministria greke tha se fluturimi gjithashtu transportonte 134 qytetarë nga 15 vende të tjera evropiane.
Flotilja, e përbërë nga aktivistë nga vende të ndryshme, ishte nisur për të sfiduar bllokadën e Gazës nga Izraeli kur u sulmua nga forcat izraelite në ujëra ndërkombëtarë javën e kaluar.
Forcat detare izraelite sulmuan dhe sekuestruan anije nga Flotilja Global Sumud, duke filluar nga e mërkura, duke ndaluar më shumë se 470 aktivistë nga mbi 50 vende. Flotilja po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe të sfidonte bllokadën e Izraelit ndaj enklavës.
Izraeli tashmë 18 vite po mban bllokadën ndaj Gazës, ku banojnë gati 2.4 milionë njerëz.
Që nga tetori i vitit 2023, operacionet ushtarake izraelite kanë vrarë më shumë se 67 mijë palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pamëshirshme e kanë kthyer enklavën pothuajse të pabanueshme, me përhapjen e urisë dhe sëmundjeve.