Që nga mëngjesi i sotëm, 178 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite në Gaza

Që nga mëngjesi i sotëm, 178 palestinezë janë vrarë që nga përfundimi i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Pas përfundimit të armëpushimit, Izraeli vazhdoi të bombardonte Gazën. Ushtria izraelite lëshon fletëpalosje ku udhëzon banorët e Gazës jugore që të evakuohen në zonat e afërta.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza bën me dije se që nga mëngjesi i sotëm janë vrarë 178 palestinezë dhe 589 janë plagosur.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se sirenat po bien në Izraelin qendror dhe jugor.

Një reporter i Al Jazeera-s që raporton nga Gaza jugore raporton se Rripi i Gazës ka qenë “nën bombardime të pamëshirshme izraelite” për orën e fundit.

Sulmet po intensifikohen në rajonet Rafah dhe Khan Younis në jug të Gazës. Ai shtoi se ekipet mjekësore janë duke i evakuuar me ngut të lënduarit.

Kategoritë
BotaLajme