Policia njofton dy ekstradime drejt Kosovës, një nga Shqipëria dhe një nga Franca

Policia njofton dy ekstradime drejt Kosovës, një nga Shqipëria dhe një nga Franca

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, njofton se ka realizuar dy ekstradime të dy personave të cilët përmes INTERPOL-it ishin në kërkim ndërkombëtar.

Të dyja ekstradimet janë realizuar sot, më 17.11.2026, “nga Shqipëria për në Kosovë, është ekstraduar shtetasi i Kosovës, H.K.,  pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, kurse nga Franca për në Kosovë, është ekstraduar shtetasi i Kosovës A.S.,  pasi që kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës”, njofton policia.

Pas ekstradimit, të dyshuarit u janë dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP-Prishtinë, përkatësisht DRP- Ferizaj, për procedura të mëtutjeshme ligjore

Kategoritë
LajmeVendi