Putini i sëmurë rëndë dhe përdor një sozi në vend të tij? Ja çfarë thotë Kremlini

Kremlini mohon raportimet se presidenti Vladimir Putin është i sëmurë. Zëdhënësi Dmitry Peskov madje u tall me pretendimin se lideri i Rusisë përdor sozi për daljet publike që bën.

“Gjithçka është shumë mirë sa i përket shëndetit të tij, ky është absolutisht një tjetër lajm i rremë”, u shpreh zëdhënësi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me informacionin e shpërndarë në një grup telegram rus, se presidenti Putin ishte gjetur pa ndjenja në Kremlin gjatë mbrëmjes të së dielës për shkak të një ataku kardiak.

Peskov qeshi më të madhe në përgjigje të pyetjes tjetër lidhur me sozitë, teksa mohoi që Putini ta ketë një të tillë. “Kjo i përket kategorisë së informacioneve absurde dhe plotësisht false, të cilat i diskutojnë një sërë mediash me këmbëngulje të lakmueshme”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit.

Putini, një praktikues entuziast i sporteve ekstreme, përfshirë Xhudon, që ka kultivuar prej vitesh imazhin e një “burri të fortë” dhe gjithmonë në aksion, mbushi 71 vjeç në datën 7 tetor. Ai mban një kalendar të ngjeshur me takime dhe shfaqje publike, shumë prej të cilave të transmetuara në media. Kohëve të fundit vizitoi Kinën, ndërsa bëri dhe ndalesa në disa qytete në Rusi. Në një intervistë në vitin 2020, Putini mohoi zërat se përdor sozi, edhe pse konfirmoi se në të kaluarën i ishte ofruar ta përdorte një të tillë për shkaqe sigurie./abcnews.al/

Kategoritë
BotaLajme