Putin: Aeroplani i Prigozhin u rrëzua nga granatat e dorës që u përdorën brenda

Putin: Aeroplani i Prigozhin u rrëzua nga granatat e dorës që u përdorën brenda

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë të enjten se shpërthimi i aeroplanit të Yevgeny Prigozhinit në gusht është shkaktuar nga shpërthimet e granatave të dorës brenda aeroplanit dhe jo nga ndonjë sulm raketor.

Aeroplanit privat Embraer në të cilin Prigozhin po udhëtonte drejt Shën Petersburgut u përplas në veri të Moskës duke lënë të vdekur 10 personat që ishin në të përfshirë dy figura të larta të grupit Wagner dhe Prigozhinin vet.

Putini tha se aeroplani shpërtheu nga brenda duke thënë se kështu i ka thënë komiteti investigativ i Rusisë disa dit më parë, raporton Reuters.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova