Punonjësit e transportit publik gjerman në grevë, kërkojnë kushte më të mira

Sindikata Ver.di u bëri thirrje afërsisht 100.000 punonjësve në rreth 150 kompani transporti komunal të pezullonin punën për 24 orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit sipas orës lokale.

Miliona udhëtarë në të gjithë Gjermaninë u përpoqën të kërkonin alternativa të hënën, ndërsa një grevë paralajmëruese mbarëkombëtare nga punonjësit e transportit publik i ndaloi pothuajse tërësisht autobusët, tramvajet dhe metrotë, transmeton Anadolu.

Sindikata Ver.di u bëri thirrje afërsisht 100.000 punonjësve në rreth 150 kompani transporti komunal të pezullonin punën për 24 orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit sipas orës lokale. Greva preku të gjitha shtetet përveç Saksoninë së Poshtme.

Ora e pikut të mëngjesit të së hënës pa ndërprerjet më të rënda në qytetet kryesore, duke përfshirë Berlinin, Hamburgun, Këlnin, Dyseldorfin, Frankfurtin, Shtutgartin dhe Mynihun, ku shërbimet e autobusëve, metrosë dhe tramvajit u anuluan kryesisht.

Negociatori i Ver.di, Serat Canyurt e mbrojti grevën duke thënë se punëdhënësit nuk i kishin lënë sindikatës zgjidhje tjetër. “Prioriteti ynë është të bëjmë përparim në tryezën e negociatave”, tha Canyurt për mediat lokale. Ai tha se punëdhënësit kishin refuzuar t’i adresoheshin seriozisht kërkesave të sindikatës, të cilat kanë qenë në tryezë për dy muaj.

Sindikata po kërkon javë pune dhe ndërrime dukshëm më të shkurtra, periudha më të gjata pushimi dhe shpërblime më të larta pagash për punën e natës dhe fundjavës. Në disa shtete – përfshirë Bavarinë, Brandenburgun, Saarlandin dhe Turingjinë – Ver.di po negocion gjithashtu rritje të pagave me kompanitë dhe operatorët e transportit komunal.

Kategoritë
BotaLajme