”Pse ky mllef ?”- Profesori i UP-së e krahason Tika-në Turke me kishën ortodokse të Serbisë

Xhamia e Çarshisë në qendër të Prishtinës shumë shpejt pritet t’i rikthehet funksionalitetit të saj të zakonshëm.

Kjo pasi aty po bëhen punët finalë në një marrëveshje memorandumi nga Ministria e Kulturës, Bashkësia Islame e Kosovës e Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Shatërvani i vjetër në hapësirat e xhamisë së çarshisë është bërë temë ne media, ku thuhet se kinse është transformuar por këtë ka demantuar edhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ku për këtë institucion  “Shatërvani i vjetër” si monument nuk është transformuar.

Profesor i antropologjisë dhe trashëgimisë kulturore në Universitetin e Prishtinës, Arsim Canolli në një shkrim ka fyer rëndë Agjencinë turke ku ka krahasuar me kishën ortodokse

”Duket se TIKA ka strategji silente fetare. Duket sikur funksionon njësoj sikurse Kisha Ortodokse Serbe: gjithnjë nën rrogoz, duke shtyrë agjendën e vet fetare”, ka shkruar ai.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi