Ministria e Arsimit në Kosovë ka njoftuar sot për rezultatet e Provimit të Maturës për klasët e 12-ta, që u mbajt në fund të qershorit, shkruan Gazeta Metro.
Sipas statistikave të publikuara nga MASHTI, 68.6% e nxënësve e kanë kaluar testin, nga gjithsej 18 mijë e 130 maturantë sa morën pjesë në test.
Nga kjo e shifër e publikuar, i bie se 31.4% e maturantëve kanë dështuar të kalojnë pragun prej gjysmës së pikëve të nevojshme për kalimin e testit.
Pra, mbi 5 mijë e 600 nxënës kanë dështuar në afatin e parë të testit kombëtar, që mbahet në fund të klasës 12-të dhe përbëhet nga katër lëndë.