Prokuroria pretendon se Thaçi dha deklarata të rreme gjatë fazës së hetimit

Prokuroria pretendon se Thaçi dha deklarata të rreme gjatë fazës së hetimit

Gjatë fjalëve hyrëse të Prokurorisë Speciale, ushtruesi i detyrës së prokurorit të specializuar, Alex Whiting, pretendoi se Hashim Thaçi ka bërë disa deklarata të rreme gjatë fazës së hetimit para ngritjes së aktakuzës.

I pandehuri “Hashim Thaçi ka ardhur disa herë në fshehtësi për të dhënë intervista në SPO”, ka thënë Whiting në gjykatë, duke shtuar se: “ai (Thaçi) ka mohuar shumë për rolin e tij dhe rolin e shtabit të përgjithshëm”.

Whitingu pohoi se Thaçi i kishte thënë PSP-së në një nga intervistat gjatë fazës së hetimit se shtabi i përgjithshëm i UÇK-së nuk funksionoi deri në nëntor 1998 dhe madje edhe më pas “ekzistonte vetëm në letër”.

Megjithatë, sipas prokurorit Whiting, SPO-ja do të dëshmojë se deklaratat e Thaçit ishin “kundërshtuar nga deklaratat e tij dhe deklaratat e të akuzuarve”.

“Përse zotëri Thaçi erdhi këtu në Hagë dhe i bëri këto pretendime të rreme sa i përket rolit të tij gjatë luftës lidhur me UÇK-në. Nga se po donte të largohej, çfarë po përpiqej të fshihte. Në fund fare, gjykimi që po fillon sot do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve”, tha Whitingu.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova