“Pritjet tona janë goxha të larta”, thotë Miroslav Lajcak për takimin e së hënës mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandar Vucic, të cilin emisari special i Bashkimit Evropian do ta ndërmjetësojë.
Lajcak thotë se ky është takimi i parë ku do të diskutohet propozimi evropian.
“Përderisa ky është takimi i gjashtë me radhë mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq, ai do të jetë i pari që i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë tutje Lajcak.
“Kam pasur disa takime me të dy liderët, ndarazi. Ata janë të njohur me propozimin, sigurisht, për secilin detaj. Javën e kaluar, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, janë takuar me Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borrell, kancelarin gjerman Scholz dhe Presidentin francez Makron” , ka thënë Lajcak në një intervistë për “The Pavlovic Today”.
Lajcak, i pyetur nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë në agjendën e takimit të së hënës, ka thënë:




















