Pretendohet se anijet luftarake gjermane përdorin sistemin rus të lundrimit

Në anijet luftarake dhe nëndetëset gjermane në Detin Baltik përdoren sistemet e lundrimit prodhim rus dhe se këto sisteme nuk përputhen me standardet ushtarake.

Pretendohet se anijet luftarake dhe nëndetëset gjermane përdorin sistemet e lundrimit të kompanisë ruse Transas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “Bild am Sonntag” në anijet luftarake dhe nëndetëset gjermane në Detin Baltik përdoren sistemet e lundrimit prodhim rus dhe se këto sisteme nuk përputhen me standardet ushtarake.

Një zyrtar nga flota gjermane ka shprehur shqetësime për të dhënat që mund të vidhen nga Rusia.

Dyshohet se Gjermania përdor pajisjet e lundrimit (navigimit) të zhvilluar nga kompania ruse Transas që prej vitit 2005 e deri më tani dhe se ky sistem ka shkaktuar një mangësi serioze të sigurisë.

Reagim nga ambasadori turk

Ambasadori i Turqisë në Berlin, Ali Kemal Aydın, në një postim nga llogaria në Twitter ka kritikuar që disa komentues në Gjermani kanë kundërshtuar përdorimin e sistemeve S-400 që Turqia ka blerë nga Rusia.

“Nëndetëset gjermane paskan në përdorim sistemet ruse të lundrimit. Ka dyshime se sistemet ruse shkaktojnë një mangësi serioze të sigurisë. Shpresojmë që Gjermania të mos përballet me sanksionet dhe kërcënimet e aleatëve të saj. Vallë çfarë do të shkruajnë komentuesit gjermanë që paragjykojnë lidhur me S-400?”, tha Aydın.

Kategoritë
BotaLajme