Presidenti i Besiktasit zbulon përpjekjen e dështuar për ta transferuar yllin e Barcelonës

Barcelona nuk bëri biznes gjatë afatit kalimtar dimëror, por kjo nuk do të kishte ndodhur në rast se disa rrethana nuk do të kishin ndodhur ashtu siç u realizuan në fund. 

Blaugranasit ishin të etur për transferimin e Marcus Rashford si huazim, por për shkak se Ansu Fati nuk u largua, një marrëveshje me Manchester Unitedit u pa si e pamundur. 

Ishte raportuar gjatë asaj kohe se reprezentuesi spanjoll nuk dëshironte të largohej, por këto pretendime tashmë janë hedhur poshtë në Turqi. 

Sipas Diario AS, presidenti i Besiktasit, Serdal Adali, ka zbuluar se klubi i tij ishte shumë afër transferimit të Fatit gjatë afatit kalimtar të janarit, por eliminimi i tyre i parakohshëm nga Liga e Evropës i dha fund gjasave për këtë marrëveshje. 

“Ansu Fati ishte në axhendën tonë, ashtu siç ishin Patrick Berg dhe Samuel Dahl. Pas ndeshjes ndaj Twentes në Ligën e Evropës, qëllimi im ishte ta sillja Fatin në Stamboll”. 

“Ne madje kishim arritur një marrëveshje me Barcelonën për transferimin e tij. Sidoqoftë, në natën e eliminimit neve na u kumtua se ai nuk do të ivnte”. 

“Lojtari ishte shumë i emocionuar, ai tashmë kishte kontaktuar babain e tij, por eliminimi ynë në Evropë i shkatërroi blerjet”, ka thënë Adali. 

Adali gjithashtu konfirmoi raportimet se Besiktasi ishin të interesuar për Alexander Sorloth, por Atletico Madridi nuk e la norvegjezin të largohej pasi ata nuk do të kishin qenë në gjendje që ta transferojnë një zëvendësues të tij.

Kategoritë
LajmeSport