Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Gjermanisë, atë të Munichut janë pezulluar për së paku deri në mesditë si shkak i reshjeve të mëdha të borës.
Përveç transportit ajror, në kryeqytetin bavarez është pezulluar edhe transporti publik, pasi reshjet e mëdha të borës nisën të premten mbrëma e vazhduan edhe të shtunën.
Nga 760 fluturime të planifikuara të shtunën në aeroportin e Munichut, rreth 320 prej tyre janë anuluar, teksa ekipet atje po përpiqen që të mbajnë të paktën një pistë në funksion, shkruan DË, transmeton Klankosova.tv.

