Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se armëpushimi mes Iran dhe SHBA nuk ka përfunduar. Komentet e tij erdhën pasi Irani lëshoi raketa dhe dronë drejt UAE dhe Oman.
Hegseth tha se SHBA-ja është mirënjohëse ndaj Israel për kontributin e tij në luftën kundër Iranit.
Ai pranoi se Izraeli ndonjëherë mund të ketë objektiva që ndryshojnë disi nga ato të SHBA-së, por theksoi se në fund “vetëm një dorë e mban timonin”.
Duke folur për “Project Freedom”, iniciativën amerikane për të ndihmuar anijet tregtare të largohen nga Gjiri Persik, Hegseth deklaroi se forcat amerikane nuk do të kenë nevojë të hyjnë në ujërat apo hapësirën ajrore iraniane.
“Nuk po kërkojmë luftë. Do të preferonim që kjo të ishte një operacion paqësor, por jemi të gatshëm të mbrojmë njerëzit tanë, anijet tona, avionët tanë dhe këtë mision pa hezitim”, tha Hegseth.










