Në Shkollën Maarif në Prishtinë u zhvillua sot një program festiv me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Nxënësit paraqitën pika artistike, recitime dhe këngë kushtuar festës, ndërsa të pranishëm ishin përfaqësues të shkollës dhe Fondacionit Maarif.
Gjatë ceremonisë, drejtori i Fondacionit Maarif në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan, uroi festën dhe theksoi rëndësinë e vlerave të përbashkëta mes dy popujve.
Ai tha:
“Personalitetet si Sami Frashëri dhe Mehmet Akif Ersoy janë vlerat tona të përbashkëta me shqiptarët dhe ne jemi krenarë për këtë. Turqit dhe shqiptarët kanë shumë vlera të përbashkëta, dhe këto na lidhin edhe më shumë.”
Programi u mbyll me duartrokitje dhe atmosferë festive në nderim të 28 Nëntorit.










