Përplasje trenash në Republikën Çeke: Të paktën 45 të plagosur, pesë në gjendje të rëndë

Dy trena udhëtarësh u përplasën të enjten në Republikën Çeke, duke lënë të paktën pesë persona të plagosur rëndë dhe edhe 40 të tjerë me lëndime të lehta, njoftuan zyrtarët dhe mediat lokale.

Shërbimet e zjarrfikësve dhe shpëtimit bënë të ditur se aksidenti ndodhi rreth 132 kilometra në jug të Pragës. Të gjithë udhëtarët nga të dy trenat u evakuuan menjëherë.

Zëdhënësja e spitalit rajonal konfirmoi për agjencinë CTK se pesë të plagosurit në gjendje të rëndë janë dërguar në trajtim urgjent.

Ministri i Transportit Martin Kupka deklaroi në platformën X se hetimet për shkakun e aksidentit po vazhdojnë, por të dhënat paraprake sugjerojnë se njëri nga trenat mund të ketë kaluar sinjalin që tregonte ndalim.

Kategoritë
BotaLajme