Përfundon seanca ndaj katër serbëve të arrestuar në Gjakovë, në pritje vendimi

Përfundon seanca ndaj katër serbëve të arrestuar në Gjakovë, në pritje vendimi

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj katër serbëve që u arrestuan të dielën në Gjakovë.

Kjo u bë e ditur për Klankosova nga zëdhënësi Lekë Muqaj.

“Para pak momentesh ka përfunduar seanca. Tani duhet të pritet vendimi i cili do të merret nga gjyqtari i rastit. Sapo të ketë ndonjë vendim do t;ju njoftojmë”, deklaroi ai.

Ndaj, B.R., N.V., P.K. dhe M.S, Prokuroria sot gjatë ditës ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

Në njoftimin e organit të akuzës, thuhet se të njëjtit u ndaluan për posedim të armëve të ftohta- një sëpatë dhe dy thika.

Ndër të tjera, thuhet se të dyshuarit u ndaluan pasi kishin tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova