Për herë të parë pas shumë vjetësh, Izraeli sulmon me helikopter “Apache” në Bregun Perëndimor

Për herë të parë pas shumë vjetësh, Izraeli sulmon me helikopter “Apache” në Bregun Perëndimor

Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, një helikopter ushtarak i lidhur me ushtrinë izraelite është parë duke lëshuar raketa në disa pika në qytetin e Jeninit.

Forcat izraelite kryen bombardime ajrore për herë të parë pas shumë vjetësh në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, një helikopter ushtarak i lidhur me ushtrinë izraelite është parë duke lëshuar raketa në disa pika në qytetin e Jeninit.

“Helikopterët hapën zjarr pasi persona të armatosur u zbuluan në zonën e Jeninit”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se njësitë e ushtrisë izraelite bastisën Jeninin për të arrestuar dy palestinezë dhe ndodhën përleshje intensive me palestinezët që reaguan ndaj bastisjes.

Në deklaratë thuhet se ndërsa forcat izraelite po largoheshin nga zona, një nga mjetet e blinduara ushtarake u godit nga një eksploziv i punuar me dorë dhe automjeti u dëmtua.

Mediat izraelite raportuan se sulmi ajror u krye me një helikopter të tipit “Apache” (AH-64).

Thuhet se bombardimi me helikopter kishte për qëllim evakuimin e disa ushtarëve izraelitë nga vendi i ngjarjes, të cilët u plagosën dhe u ekspozuan ndaj zjarrit intensiv të rezistuesve palestinezë.

Gjithashtu theksohet se me këtë sulm, ushtria izraelite realizoi operacion ajror në Bregun Perëndimor për herë të parë pas më shumë se 20 vjetësh.

Ushtria izraelite përdori helikopterë sulmues në sulmet e saj në Bregun Perëndimor të pushtuar në fillim të viteve 2000, por kjo nuk ishte një metodë rutinë, por vetëm rast i veçantë.

Bastisje në orët e mëngjesit

Forcat izraelite vranë tre palestinezë, duke përfshirë një fëmijë, në një bastisje në orët e para të mëngjesit me dhjetëra automjete të blinduara ushtarake në qytetin Jenin në veri të Bregut Perëndimor, ndërsa plagosën 31 të tjerë.

Forcat izraelite ndërhynë ndaj të rinjve lokalë palestinezë, të cilët reaguan ndaj bastisjes, me plumba të vërtetë, gaz dhe bomba zhurmuese.

Po ashtu janë plagosur edhe gjashtë ushtarë izraelitë, të cilët u vunë në shënjestër të rezistuesve palestinezë që iu përgjigjën sulmit të forcave izraelite.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova