Paralajmërimi nga Gaza: Njerëzit do të fillojnë të vrasin njëri-tjetrin për ushqim

Gaza po përjeton përveç luftës, krizë të madhe humanitare. Teksa avionët izraelitë goditën më shumë se 400 objekte në 24 orët e fundit, ushtria izraelite thotë se po synon infrastrukturën e Hamasit.

Emad Abuaassi, një palestinez i cili u shpërngul në Gaza nga Blackpool në MB pak më pak se një vit më parë, thotë se ai ka jetuar me më shumë se 50 anëtarë të familjes së tij në banesën e vëllait të tij në Khan Younis. Ai është me gruan e tij, Stephanie, dhe katër fëmijët e tyre. Sot në mëngjes ai mundi të gjente makarona, por jo bukë.

Kategoritë
BotaLajme