



Izraeli dhe SHBA-ja po zhvillojnë një operacion të koordinuar kundër Iranit. Në kryeqytetin Teheran dhe në shumë zona të qyteteve të mëdha të vendit po dëgjohen shpërthime të shumta.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, gjatë sulmeve janë goditur edhe zona përreth pallatit presidencial si dhe afërsia e rezidencës së Udhëheqësit Fetar, Ajatollah Ali Khamenei, ku thuhet se kanë rënë shtatë raketa.