Pamje të tmerrshme nga Gaza: Dhjetëra njerëz u varrosën në një varr masiv

Pamje të tmerrshme nga Gaza: Dhjetëra njerëz u varrosën në një varr masiv

Pas sulmeve monstruoze në Gaza, dhjetëra trupa u varrosën në një varr masiv në Khan Younis të mërkurën.

Një kamion i madh solli 111 trupa nga zona të ndryshme në veri të Gazës, përfshirë spitalin Shifa, shkruan Euronews.

Kujtojmë se spitali më i madh al-Shifa u pushtua. Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe bllokadës së ndihmave humanitare, ky vend, i cili dikur ishte një nga më të sigurtat, është shndërruar në “vend vdekjeje”.
Kështu e quajti Organizata Botërore e Shëndetësisë pas raportimeve se të gjithë pacientët në kujdesin intensiv kishin vdekur.

Përveç kësaj, për shkak të mungesës së pajisjeve, viktimave të sulmit nuk mund t’u ofrohet ndihma bazë mjekësore dhe shumë operacione janë kryer në salla të improvizuara operative dhe pa anestezi.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova