Pamje interesante në rrugët e Londrës para ardhjes së Zelenskit: skenë që flet më shumë se një mijë fjalë

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot do të takohet në Londër me liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Francës, ndërsa para takimit, në rrugët e qytetit është vënë re një pamje interesante.

Bëhet fjalë për një vepër të satiristit politik Kaye Mar, në të cilën paraqiten presidenti amerikan Donald Trump, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidenti rus Vladimir Putin.

Piktura i paraqet këta liderë nudo, ndërsa Trump, në një pjatë, i shërben presidentin ukrainas Zelenskin Vladimir Putinit, i cili është ulur në tavolinë duke pritur ushqimin.

Liderët në Londër do të marrin pjesë në një video-konferencë të përbashkët me udhëheqësit e BE-së, udhëheqësit e vendeve evropiane dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe priten deklarata të përbashkëta.

Sekretari i Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje (RNBO), Rustem Umerov, do të shoqërojë Zelenskin në Londër.

Nga Londra, Zelenski do të udhëtojë për në Bruksel për një takim personal me Rutte-n, si dhe për bisedime trilaterale me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kategoritë
BotaLajme