Osmani mirëpret vendimin për vizat: Faleminderit partnerëve që na qëndruan pranë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur vendimin e Këshillit të BE-së, për t’ia dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë.

Osmani tha se, ndonëse kriteret janë përmbushur tash e 5 vjet, vendimi i sotëm është fitimprurës për Kosovën, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Duke përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar është megjithatë një fitim për qytetarët dhe vendin më të rinj të Evropës”, shkroi Osmani në Tëitter.

“Faleminderit të gjithë partnerëve tanë që na qëndruan pranë!”.

 

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian kanë miratuar sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.

Këshilli sot miratoi qëndrimin e tij në leximin e parë për lëvizjen pa viza për shtetasit e Kosovës. /Reporteri.net/.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi